62 cm borë në Moskë


 62 cm borë në Moskë

05:21 06/02/2018

Kryeqyteti rus mbulohet nga bora më e dendur e 100 viteve të fundit. Gjatë këtyre 24 orëve trashësia e saj ka shkuar në 40 cm duke paralizuar rrjetin rrugor.

Si pasojë e reshjeve të dendura, një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Kryebashkiaku Serghei Sobyanin i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin përdorimin e mjeteve private dhe të të përdorin transportin publik.

Aktualisht nga rrugët e kryeqytetit janë pastruar 1.2 mln metër kub borë ndërkohë që  puna vijon ende.

Klan Plus





Të ngjashme