1.200 euro për të kaluar kufirin, 2 në pranga


1.200 euro për të kaluar kufirin, 2 në pranga

09:33 16/06/2018

Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet në Fier, pasi në këmbim të parave u mundësonin refugjatëve të paligjshëm kalimin e kufirit.

Ata janë Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

“Ndalimi i tyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë”,

thotë policia në një njoftim për mediat

./tvklan.al






Të ngjashme