1 Dhjetori, dita Botërore kundër SIDA-s (1 Dhjetor 2000)


1 Dhjetori, dita Botërore kundër SIDA-s (1 Dhjetor 2000)

11:53 01/12/2000

1 Dhjetori është dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s. Në vendin tonë është hartuar një program kombëtar për parandalimin e kësaj sëmundjeje ku janë përfshirë Insitituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë si dhe shkollat dhe organizatat joqeveritare. Kjo kordele e kuqe do të thotë sensibilizim në këtë luftë. Përfaqësuesit e Shëndetit Publik në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur para Parlamentit Shqiptar pasi sot më tepër janë kujtuar burrat për t’u mbrojtur nga SIDA.

Por, nuk kanë munguar as shkollat që të kujtojnë këtë luftë. Në shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” janë zhvilluar mjaft aktivitete dhe luftën me këtë sëmundje këta nxënës e komentojnë kështu. Një ekspozitë me këtë rast është hapur dhe në Akademinë e Arteve të Bukura. Dita kundër SIDA-s ka mbledhur punimet më të mira të studentëve të kësaj akademie./tvklan.al






Të ngjashme