Vëzhgim mbi 1 Majin në Shqipëri – (1 Maj 2000)


Vëzhgim mbi 1 Majin në Shqipëri – (1 Maj 2000)

20:07 01/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Deri para dhjetë vjetësh 1 Maji quhej festë. Klasa punëtore thuajse kishte pushtetin dhe për këtë arsye mesi priste këtë ditë për të dalë në shesh e ti gëzohej fitoreve. Në krah të saj ishte edhe fshatarësia e kolektivizimit, tufzave dhe arzave. Pamjet që shihni janë të 1 Majit të vitit ’88, ku një pjesë e madhe e parakaluesve nuk punonte se nuk kishte punë dhe merrte 80% të rrogës.

Pas viteve ’90 komedia mbaroi. Shekullin e kaluar në Çikago të Amerikës punëtorët u vranë gjatë protestave për më shumë protesta dhe që nga ajo ditë në gjithë botën 1 Maji kujtohet si dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve.

Në këtë shesh kyeqytetasit shqiptar herë me qetësi herë me përleshje janë mbledhur për të protestuar. Por manifestuesit në shumicën e rasteve kanë kërkuar vetëm vdekjen e dikujt, herë të kapitalizmit e herë të komunizmit, ndërsa parrullat për ndërtim vështirë se janë shqiptuar. Tabelat që na kujtojnë vetëm se kemi pushim janë tamam për ne, sipas kokës edhe festja./tvklan.al

Gazetar – Armir Shkurti






Të ngjashme