1 milion protestues në rrugë
Rreth 1 milionë qytetarë mbushën rrugët e Hong Kongut të dielën, në një protestë masive kundër një projekt-ligji tejet të kritikuar të qeverisë për ekstradimin e të dënuarve drejt Kinës.
Nga përleshjet me policinë, që përdori edhe sprain lotsjellës për sprapsjen e turmës pati disa të lënduar.
Analistët politikë mendojnë se paketa ligjore do t’i lejojë Pekinit të arrestojë kundërshtarët politikë në territorin administrativ autonom.
Për qytetarët masa e re e qeverisë do ta vendosë Hong-Kongun nën regjimin diktatorial të Pekinit.
“Nëse projekt-ligji do të miratohet, kufiri mes Kinës dhe Hong Kongut do të zhbëhet”.
Por kryeministrja e vendit Carrie Lam, u shpreh e vendosur në miratimin e ligjit që sipas saj do të vendosë drejtësinë në vend.
Tv Klan