1 mld Paund humbje për Premier Ligën
Klubet e Premier Ligës angleze janë përballur me një humbje rreth 1 miliard Paund në të ardhurat e sezonit 2019-2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. 20 klubet angleze që luftojnë për kampionatin arritën të shkonin deri në 5 miliardë fitime për herë të parë në vitin 2018-2019.
Por ky sezon ka qëndruar i pezulluar që prej Marsit, ndërsa 92 ndeshjet e mbetura do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Firma financiare Deloitte parashikon që reduktimi në të ardhurat dhe humbjet operative të jenë të mëdha për futbollin europianin.
Manchester United deklaroi muajin e kaluar se pandemia i ka kushtuar atyre 28 milionë Paund, por presin që në vijim kjo shifër të rritet dhe të bëhet më e lartë./tvklan.al