1 mln € drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari


1 mln € drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari

10:38 14/11/2016

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia italiane në Via Monti, Brescia.

Në banesën, ku jetonte me të dashurën, shqiptarit i janë gjetur 20 kg drogë. Sipas mediave italiane shqiptari kishte në shtëpi, 5 kg kokainë dhe 15 kg hashash.

Shqiptari jetonte me një rumune , edhe kjo e fundit u arrestua. Hetimet janë duke vazhduar, por policia italiane thotë se i riu shqiptar ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të drogës. Ai e shiste lëndën narkotike në lokalet e natës dhe sheshet e qytetit. Droga nëse hidhej në treg kushtonte mbi 1 milionë euro./ tvklan.al






Të ngjashme