1 mln Paund fitime të shkuara dëm për shqiptarët
Shkatërrohet fabrika e kanabisit
Në mediat britanike janë bërë publike fotot e sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme kanabis, vlera e të cilës do të arrinte deri në 1 milionë Paund nëse dilte në treg.
Zbulimi u bë orët e para të së dielës në një pronë në Whitehaven. Brenda banesës, u gjetën 1300 rrënjë kanabis. Për pasojë ranë në pranga dy të rinj shqiptarë, Xh. Leka, 28 vjeç dhe Gj. Braculla, 39 vjeç.
Ndaj të parit rëndon akuza e posedimit të kanabisit me qëllim shpërndarjen, ndërsa ndaj të dytit prodhim i drogave të klasit B. Braculla nuk ka pranuar asnjë prej akuzave.
Dy shqiptarët pritet të dalin sërish para gjykatës më datë 26 Qershor./tvklan.al