1 muaj paraburgim edhe për deputetin Demaliaj


1 muaj paraburgim edhe për deputetin Demaliaj

18:56 28/09/2018

Deputeti kosovar i AAK, Shkumbin Demaliaj do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës, duke zbatuar kështu kërkesën e Prokurorisë.

Deputeti Demaliaj u arrestua ditën e djeshme për kanosje. Në një emision televiziv, ai kishte kërcënuar ish-prokurorin Elez Baklaj, pas hetimeve të këtij të fundit për listën e veteranëve të luftës.

Deputeti Shkumbin Demaliaj do të qëndrojë në paraburgim deri më datë 27 Tetor. Edhe deputeti tjetër Milaim Zeka, i cili u arrestua para dy ditësh, do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, i akuzuar edhe ai për kanosje ndaj ish-prokurorit.

/tvklan.al






Të ngjashme