1 Qershori, vizita e krerëve të shtetit në Jetimoren Tiranë (01 Qershor 1999)
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve nxjerr 30% të fëmijëve shqiptarë analfabet. Një pjesë e këtyre fëmijëve e festojnë sëbashku me presidentin këtë festë dhe drejtuesit kryesorë të shteti. Vetë çifti Mejdani i shoqëruar nga çiftet Majko dhe Gjinushi kanë pritur në shkallët e Pallatit të Brigadave fëmijët gjimnazistë të Tiranës, por dhe një shtresë të fëmijëve kosovarë që jetojnë në çadra strehuese.
Pasi i ka uruar festën Presidenti Mejdani ka kërkuar të dëgjojë nga fëmijët kërkesat, mungesat dhe dëshirat e tyre. Duket se kjo festë ka qënë më shumë dita e kërkesave sesa e plotësimit të tyre. Më pas fëmijët me krerët e shtetit kanë dalë në kopësht ku kanë marrë mesazh edhe nga zonja Mejdani. Solidariteti dhe kjo afërsi për të është më shumë njerëzore sesa të jetë vetëm shqiptare dhe kombëtare. Ndërsa Presidenti Mejdani shprehet:
Rexhep Mejdani: Është mesazhi i të ardhmes jo vetëm shqiptarë por i të ardhmes ballkanike dhe më tej. Pra nëpërmjet fëmijëve, punës me ta, edukimi i tyre, shfrytëzimit të energjive pozitive të fëmijëve tanë.
115 fëmijët e Jetimores Tiranë e kanë kaluar festën me shokët dhe pa prindër. Por secili fëmijë këtu jep mesazh, shprehin dëshirat e tyre për të takuar prindërit. Instituti i Statistikave publikon të dhënat e fëmijëve të larguar nga shkolla 8-vjeçare në vitet ’95-’96. 5561 janë shkëputur nga shkolla e qytetit dhe fshati shënon një numër më të madh, 15 mijë e 355 fëmijë. Në rrugë shohim mjaft fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe shesin rrugëve, të cilët nuk njohin festën por veç sa kanë fituar. Kjo është një ditë festë me dy fytyrat e saj./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti