1 viktimë dhe dëme të shumta materiale nga tërmeti në Meksikë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Meksikën. Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalë dhe disa vende të Amerikës Qendrore.
Raportohet për 1 viktimë dhe dëme të shumta materiale. Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë zonën.
Mijëra njerëz dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa në zonë shkuan forca të shumta të emergjencave.
Autoritetet dhanë alarmin për cunami, por më pas e tërhoqën atë.
Tv Klan