1 vit nga tërmeti i 21 Shtatorit


1 vit nga tërmeti i 21 Shtatorit

15:30 21/09/2020

Përfundon ndërtimi banesës së fundit

Bashkia e Tiranës falë edhe bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, ka përfunduar ndërtimi e të gjitha banesave të dëmtuara nga tërmeti 21 shtatorit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Picallë ku i dhuroi celësat e shtëpisë së re familjes Stafa.

“Jam i lumtur që e mbyllim këtë vit, pas tërmetit të 21 Shtatorit, me 65 shtëpi të përfunduara nga donatorët, me çelësa në dorë, lëmë çadrat dhe kontenierët dhe futemi në një shtëpi jashtëzakonisht më të mirë. Kemi bërë gjithashtu, edhe 1865 pagesa cash për familjet që pësuan dëme më të lehta në 21 shtator dhe më vjen mirë që e mbajtëm fjalën brenda vitit”, tha Veliaj.

Tashmë në fokus do të jenë rindërtimi dhe pagesat për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“A ia vlen t’i kthejmë përgjigje të gjithë atyre që vetëm lehin dhe s’kanë prekur asnjë punë me dorë? S’kanë prekur një mistri, një lopatë, s’kanë vënë një tullë! Ne donim ta fitonim betejën për shtëpitë dhe sot e kemi fituar atë. Punën për tërmetin e 21 shtatorit mund ta quajmë të përfunduar. Tani të fokusohemi 100% te tërmeti i 26 Nëntorit”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut Veliaj ka ngelur edhe 1/3 e banorëve për të marrë cash dëmshpërblimet për dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan






Të ngjashme