1 vit pas vrasjes së Azem Hajdarit (12 Shtator 1999)
12 Shtator 1998-12 Shtator 1999. Sot mbushet 1 vit ku pas një atentati humb jetën lideri i Dhjetorit 90, deputeti Azem Hajdari. Azemi pas një telefonate me dikë del jashtë godinës së PD-së dhe në këmbë drejtohet nga rruga për ku del para ndërtesës së gazetës “Rilindja Demokratike” i shoqëruar nga dy rojet e tij Besim Cerrja dhe Gani Zeneli.
Sapo kalojnë rrugën dhe hipin në trotuar nga një makinë benz del një person me mitroloz dhe drejtohet nga Hajdari. Besim Cerrja sapo dëgjon krismat mbulon me trup shefin e tij dhe vetë bie i vdekur në vend. Më pas atentatori qëllon mbi Azemin me shumë plumba i cili bie i vdekur në vend.
Zeneli goditet por nuk vdes. Pas një kurimi të gjatë në Turqi ai mbetet i vetmi që shpëton nga ky atentat. Pas një viti asgjë nuk eshte zbuluar. Ka shumë pista por ende autorët e masakrës nuk njihen. Hetimet vazhdojnë ende sot./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj