10 ditë burg për shoferët e dehur


10 ditë burg për shoferët e dehur

15:37 11/02/2014 Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-gjate-analizes-vjetore-te-policise-se-shtetit-Foto-Agim-Dobi-ATSH-10 ditë burg nëse kapesh duke drejtuar mjetin në gjendjen e pirë apo pa patentë. E premton këtë Ministri i Rendit Saimir Tahiri i cili bashkë me Ministrin e Transportit Haxhinasto lançuan sot një paketë prej 60 masa ligjore dhe teknike që do të bëjnë të mundur forcimin e sigurisë rrugore. Tahiri renditi edhe shkaqet kryesore që kanë sjellë aksidente fatale dhe që në këtë paketë masash parashikohen të ndëshkohen rëndë. Këto shkaqe janë: Respektimi i normave të shpejtësisë, përdorimi i alkoolit, drogës, i telefonit celular në drejtim të mjetit, mos përdorim i rripit të sigurimit, mbajtja e fëmijëve në vende të papërshtatshme në mjet, mos përdorimi i kaskave nga drejtuesit e motorrëve.

Paketa që do ti propozohet qeverisë parashikon ndalimin e mjeteve 8=1 apo siç njihen furgonët për trasport pasagjerësh në transportin ndërqytetas

Ndërkaq Ministri Haxhinasto tha se po parashikohet forcimi i kontrollit teknik të mjetëve si dhe provimet për marrjen e lejes së drejtimit. Veç kësaj kandidatët për tu pajisur me patentë do t’i nënshtrohen edhe një testimi psikofizik për të përcaktuar nëse janë të aftë ose jo. Do të investohet edhe në sinjalistikën rrugore, një zë i parashikuar në buxhetin e këtij viti me 6 mln dollarë





Të ngjashme