10 kg marijuanë në makinë, pranga 2 shqiptarëve
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane. Ata janë arrestuar me 10 kg marijuanë në Tolentino. Sipas mediave italiane në pranga kanë përfunduar 36-vjeçari T.A. dhe 26-vjeçari G.D.
Policia po kryente kontrolle në këtë zonë prej ditësh dhe si qëllim kishte luftën ndaj drogës.
Kështu rreth orës 2 të mëngjesit, ata kanë ndaluar një automjet tip “Fiat Croma”. Pas kontrolleve policia zbuloi 10 pako me marijuanë. Të dy shqiptarët u transferuan në burgun e Camerino.
/tvklan.al