10 mijë lekë policit por të mos i vënë gjobën, arrestohet i riu
Një 25-vjeçar ka rënë në pranga të policisë. Todri Gjoka, 25 vjeç, është ndaluar në aksin rrugor Klos-Mat nga efektivët e Policisë Rrugore.
Ai ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ndërsa u ndalua për mungesë të rripit të sigurimi të pasagjerit dhe për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar.
Në momentin kur punonjësi i Policisë Rrugore do t’i plotësonte masën administrative për ta dërguar në Komision, 25-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 1000 lekë, të futura në mes të dokumenteve.
Mbi Todri Gjokën rëndon akuza e korrupsionit aktiv, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike./tvklan.al