10 pikat e marrëveshjes së Beogradit (4 Qershor 1999)


10 pikat e marrëveshjes së Beogradit (4 Qershor 1999)

12:41 04/06/1999

Ja 10 pikat e marrëveshjes që pranoi dje Beogradi.

1- Ndalimi i menjëhershëm dhe i verifikueshëm i dhunës dhe shtypjes në Kosovë.

2- Tërheqje e verifikueshme nga Kosova e gjithë forcave ushtarake policore dhe paraushtarake serbe në bazë të një kalendari të përshpejtuar.

3- Dislokimi në Kosove nën udhëheqjen e OKB-së të një pranie ndërkombëtare efikase civile dhe ushtarake që do të veprojë në bazë të kapitullit të 7 të kartës së OKB-së, e aftë për të garantuar përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

4- Prania ndërkombëtare e sigurimit me një pjesëmarrje thelbësore të NATO-s duhet të dislokohet në një komandë dhe kontroll të bashkuar dhe të autorizuar për të krijuar një ambjent sigurie për mbarë popullsinë e Kosovës dhe të lehtësojë kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

5- Ngritja e një administrate provizore për Kosovën si pjesë e pranisë ndërkombëtare civile për të cilën do të vendosë Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nën të cilën populli i Kosovës do të gëzojë një autonomi thelbësore në kufijtë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

6- Pas tërheqjes një numër i caktuar personeli jugosllav dhe serb do të autorizohet të kthehet në Kosovë për të përmbushur detyrimet e mëposhtme.

7- Kthimi i lirë dhe i sigurtë i të gjithë refugjatëve dhe personave të shpërngulur nën mbikqyrjen e Komisariatit të Lartë të Refugjatëve dhe hyrje pa pengesë në Kosovë për të gjithë organizatat humanitare.

8- Proces politik që synon përfundimin e një marrëveshje politike të përkohëshme që siguron një vetëqeverisje thelbësore për Kosovën, duke marrë parasysh marrëveshjen e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe shteteve të tjera të Rajonit, si dhe çmilitarizimi i UÇK-së.

9- Zhvillim global ekonomik dhe stabilizim i mbarë rajonit të përfshirë nga kriza.

10- Ndalimi i aktiviteteve ushtarake do të kërkojë pranimin e parimeve të mësipërme dhe konformitetin me të gjithë elementet e tjerë. Më pas do të përfundohet një marrëveshje ushtarake dhe teknike që do të përcaktojë dhe modalitetet suplementare përfshirë këtu rolin dhe funksionet e personelit jugosllav serb në Kosovë./tvklan.al






Të ngjashme