10-vjeçari shqiptar fiton konkursin e pikturës në Rumani (2 Dhjetor 2000)


10-vjeçari shqiptar fiton konkursin e pikturës në Rumani (2 Dhjetor 2000)

14:27 02/12/2000

Ky fëmijë 10-vjeçar quhet Enid Qirjaqi. Ai është në klasën e pestë dhe krahas mësimeve ka një pasion të madh në jetën e tij, pikturën. Në këtë qendër kulturore në Kombinat Enidi vjen gati çdo ditë për të mësuar dhe për të ushtruar pikturën. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për Enitin.

Ai është vlerësuar me medaljen më të lartë në ekspozitën e pestë ndërkombëtare për fëmijët e zhvilluar në Rumani ku morën pjesë 43 shtete dhe u pranuan gjithsej 500 punime të fëmijëve. Pikërisht sot, me rastin e ditës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në këtë qendër të trajnimit për ta, këtij fëmije të talentuar iu dorëzua dhe medalja më e lartë e aktivitetit. Në këtë shoqatë vijnë çdo ditë për t’u argëtuar 70 fëmijë prej të cilëve 25 janë me aftësi të kufizuara./tvklan.al






Të ngjashme