10 vjetori i kishës katolike “Zemra e Krishtit” – (24 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo ndërtesë për më shumë se dy dekada ka qenë një sallë kinemaje dhe ka shërbyer si sallë kërcimi për të rinjtë kryeqytetas. Duke qenë kishë katolike, deri në vitin 1967, ku më pas mbyllet, shndërrimi për qëllime kulturore, përbënte fyerje për ambientin. Çdo vlerë e kishës shumë shpejt u shkatërrua dhe mermeri i kishës u përdorë në vilën e diktatorit.
Rihapja dhe funksionimi si dikur i kësaj kishe, u arrit vetëm pas viteve të demokracisë në Shqipëri. Sot kjo kishë me një meshë të veçantë feston 10 vjetorin e hapjes së saj. Famulltari at Francesko Bota, u është drejtuar gjithë bashkësisë katolike të “Zemrës së Krishtit”, se gjykimin mbi këtë çështje ia kanë besuar historisë.
Sot pas 10 vitesh, kisha “Zemra e Krishtit” ka rimarrë dinjitetin e saj dhe bukurinë e dikurshme është kthyer në vend lutje, aktiviteti shpirtëror e humanitar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti