100 hajdutë vjedhin 13 milionë $ në 3 orë


100 hajdutë vjedhin 13 milionë $ në 3 orë

13:08 23/05/2016

Pjesëtarët e një grupi kriminal ndërkombëtar kanë arritur të vjedhin rreth 13 milionë dollarë nga bankomate nëpër Japoni, në një hapësirë kohore prej rreth 3 orësh, në atë që autoritetet e kanë konsideruar si një sulm të koordinuar, ku dyshohet se janë të përfshirë me qindra persona.

Policia beson se bëhet fjalë për të paktën 100 hajdutë, të cilët në mënyrë të organizuar, kanë përdorur karta krediti falso, që përmbanin të dhëna të llogarive që janë marrë nga një bankë në Afrikën e Jugut, në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas policisë, grupi i përdori këto karta në të paktën 1400 bankomate mëngjesin e 15 Majit. Secili prej tyre mësohet se ka marrë maksimunin që këto pajisje lëshojnë. Vjedhjet ndodhën në Tokio dhe në 16 prefektuara të tjera.

Momentalisht nuk ka asnjë të ndaluar për këtë çështje, ndërsa “The Guardian” shkuan se policia japoneze i ka kërkuar autoriteteve në Afrikën e Jugut, që të përcaktojnë sesi janë marrë të dhënat e kartave të kreditit. /tvklan.al






Të ngjashme