100 mijë dollarë shpërblim nëse Shqipëria fiton Kampionatin Botëror (9 Tetor 2000)
Ekipi i futbollit të Shpresave të Shqipërisë dje u mund 0-1 nga Shpresat e Greqisë. Ekipi ynë luajti mirë, por pësoi gol në minutën e fundit të lojës. Ndërsa sot Kombëtarja jonë ndeshet në stadiumin “Qemal Stafa” me Kombëtaren e Greqisë.
Për këtë ndeshje të vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Botëror 2002, Kryeministri Ilir Meta premtoi një çmim prej 100 mijë dollarësh për ekipin në rast fitoreje. Ky është çmimi më i lartë i vënë ndonjëherë për ekipin shqiptar të futbollit.
Për këtë takim Federata Shqiptare e Futbollit ka premtuar 3 mijë dollarë për çdo lojtar. Takimi i fundit midis Shqipërisë dhe Greqisë ka përfunduar në barazim./tvklan.al