100 mijë qytetarë pa adresë në Durrës


100 mijë qytetarë pa adresë në Durrës

19:34 10/05/2016

Sistemi i adresave dhe regjistrimi i banesave mbetet ende problem në vendin tonë.

Në një takim me autoritetet vendore të Qarkut të Durrësit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se vetëm në Durrës janë mbi 100 mijë shtetas që nuk kanë deklaruar adresë.

“Janë mbi 100 mijë shtetas që nuk kanë adresë të deklaruar. Sa herë vijnë zgjedhjet është e njejta histori me listat zgjedhore. Njerëz me kod “888”, “999”, pra njerëz që shteti nuk i di ku banojnë. Dhe jo më, që nuk bëhet fjalë t’i japësh shërbim dhe aq që bëhet fjalë fare, që këtë shërbim të kesh mundësi t’ia çosh në shtëpi.”

Tahiri tha se kjo problematikë ka shërbyer edhe si motiv për të nxitur korrupsionin edhe në sistemin gjyqësor.

Tv Klan






Të ngjashme