100 pacientë në luftë me koronavirusin në spitalin Covid 1


100 pacientë në luftë me koronavirusin në spitalin Covid 1

15:39 18/12/2020

Kolovani: 50-60 vjeçarët neglizhojnë sëmundjen

100 pacientë janë të shtruar në spitalin Covid-1, një pjesë në gjendje më të rënduar. Mjekja infeksioniste Entela Kolovani thotë për Tv Klan se spitali po funksion me kapacitet të plotë, dhe shumica e te shtruarve i përkasin grupmoshës 50-60 vjeç.

“Kur kjo grupmoshë neglizhon sëmudjen e saj, komplikacionet kur sëmundja ka ec shumë janë më të rënda, kemi dhe mosha të treta të cilët ndiqen nga familjarët e tyre dhe kur sëmundja shkon në rënie të oksigjenit, vijnë tek ne”.

Është kjo kategori, që sipas mjekes, shpesh nuk e pranojnë sëmundjen e për pasojë shkojnë në spital vonë.

“Moshat që janë 50-60 vjeç janë grupmoshat më aktive që nuk e pranojnë sëmundjen. Mendojnë se e kalojnë lehtë, duke vazhduar punën, duke refuzuar të bëjnë tamponin dhe shkojnë në atë pikë që mund të mos ketë kthim mbrapa”.

Në ditën e fundit është parë një ulje e lehtë e rasteve që kanë patur nevojë për hospitalizim. Ndërkohë çelja e spitalit Covid 4 dhe spitaleve rajonale ka lehtësuar punën në spitalin Covid 1, i cili aktualisht shërben për rastet më të komplikuara.

Tv Klan






Të ngjashme