100 – vjeçarja përzgjidhet nga “Vogue” si modele
Një grua 100-vjeçare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Vogue”, për të qenë modele në faqet e saj.
Bo Gilbert, është modelja më e vjetër në historinë e kësaj reviste.
Ajo jeton në Alcester, Wareickshire në Britani dhe është zgjedhur nga Harvey Nichols, për një fushatë speciale që përkon me 100-vjetorin e “Vogue”.
100-vjeçarja, e cila nuk del kurrë jashtë shtëpisë pa bërë grimin dhe pa veshur taka, është pikasur nga një gazetar lokal, i cili më pas ka kontaktuar me agjentin e revistës.
Fotografitë e gruas janë realizuar nga Phil Poynter dhe ato do të publikohen në numrin e muajit Qershor.
Bo Gilbert, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e industrisë së modës, ajo më parë ka punuar për 45 vite në një fabrikë për paketime në Birmingham./tvklan.al