1000 të rinj pjesë e “Smile Albania”
1000 të rinjtë kanë nënshkruar kontratat për tu bërë pjesë e projektit “Smile Albanian”. Ata do të shpërndahen Në çdo pikë kufitare dhe zonë turistike, për t’ju uruar mirëseardhjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.
Të rinjtë e punësuar do të jenë në shërbim të informimit, asistencës, promovimit orientimit drejt zonave turistike vendase, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin mjedisor.
Kjo periudhë e punësimit, do t’ju njihet edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të të rinjve fitues në këtë projekt, ministri Blendi Klosi kërkoi prej tyre te bëjnë më të mirë pasi ta janë kontakti i parë me turistët.
Tv Klan