103 të vrarë dhe 235 të plagosur nga sulmi me autobombë
Thellohet bilanci i viktimave të sulmit terrorist që tronditi Afganistanin të shtunën. Mediat vendase shkruajnë se numri i të vrarëve përllogaritet tani në 103 dhe 235 ai i të plagosurve.
Disa prej të plagosurve rëndë shpërthimi ndërruan jetë në spital. Një ambulancë autobombë shpërtheu të shtunën në një zonë tepër të populluar këmbësorësh në kryeqytetin afgan.
Sulmi dyshohet të jetë vepër e militantëve talebanë dhe atyre të Shtetit Islamik përgjegjës për një valë të gjerë aktesh terroriste, kohët e fundit. Bëhet fjalë për sulmin më të rëndë prej majit të vitit të kaluar.
Tv Klan