105 kg kanabis pranë shtëpisë, një në pranga e një tjetër në kërkim


105 kg kanabis pranë shtëpisë, një në pranga e një tjetër në kërkim

09:59 28/10/2016

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, këtë herë në Kurbin.

105 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga efektivët e policisë, ndërsa një person ka përfunduar në pranga e një tjetër është shpallur në kërkim.

I arrestuari është Qamil Hajdari, ndërsa në kërkim është shpallur 46 – vjeçari me iniciale F.H, të dy banues në Vinjollë të Kurbinit.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, në afërsi të banesës së tyre u konstatuan 2 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u gjetën 90 kilogramë bimë kanabis, në proces tharjeje që u asgjësua me anë të djegies, si dhe 15 kilogramë lëndë bimore kanabis e tharë dhe e gatshme për në treg./tvklan.al

lesh-3





Të ngjashme