106 vite nga ngritja e Flamurit në Vlorë
Të gjithë shqiptarët festojnë sot ditën e Pavarësisë. Në 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Këtë ditë, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.
/tvklan.al