108 raste të reja, Kina i frikësohet një vale të dytë


108 raste të reja, Kina i frikësohet një vale të dytë

09:04 13/04/2020

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar për 108 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve për të paktën një muaj.

Shumica e infeksioneve janë importuar, pasi 98 raste janë konfirmuar se e kanë sjellë virusin nga jashtë. Por janë të paktën 10 raste lokale.

Pavarësisht se është epiqendra origjinale e pandemisë, Kina ka psur një ulje drastike të rasteve muajin e kaluar. Kjo bëri që shteti të lehhtësojë paksa masat e karantinës.

Mirëpo tashmë zyrtarët frikësohen për një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë vendit. Numri total i rasteve të raportuara me koronavirus në Kinë është 82 160. Deri më tani atje kanë humbur jetën 3 341 persona./tvklan.al






Të ngjashme