11 futbollistët më të mirë të ekipit të Shkodrës (1 Shkurt 1999)
Shpallen në Shkodër 11 futbollistët më të mirë të këtij shekulli, ata që kanë veshur fanellën e klubit shkodran. Ka qënë 80 vjetori i krijimit të klubit që i ka dhënë mundësinë e zhvillimit të një ceremonie ku janë përcaktuar emrat e Ndojës, Ramazan Ragamit, Shaqirit, Vukatanës, Zhegës, Bizit, Ferit Ragamit, Rudi Vates, Loro Boriçit, Dod Tahirit, ata që kanë shkruar historinë e lavdishme të këtij klubi.
Trofeun “Këpuca e Artë” e mori Sinani goleadori i Vllaznisë. Është mbyllur çeshtja Kaçaj, i cili është lënë i lirë nga klubi Vllaznia e Shkodrës.Gjithashtu përfundon ultimatumi i dhene nga lojtarë e drejtues të klubit Burreli për rishikimin e dënimit dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit./tvklan.al