Zbresin rastet e reja të infektimeve me Covid-19
580 të infektuar dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Për herë të parë pas dy muajsh, numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 është ulur nën shifrën 600 në ditë. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit numri i të sëmurëve me virusin Sars Cov-2 është 580, duke iu afruar edhe numrit prej 528 të shëruarve gjatë ditës së fundit.
Tirana vazhdon të jetë vatër e përhapjes së Covid me 185 raste të reja të zbuluara, ndërsa shifra të larta infektimi janë shënuar në Vlorë me 28 raste, 25 në Lezhë, 23 në Shkodër dhe Elbasan, ndërsa numra më të ulët rezultojnë në qytetet e tjera.
Pavarësisht uljes së numrit të infektimeve të reja, koronavirus ka shkaktuar 11 humbje jetësh gjatë ditës së fundit, mes moshave 59 dhe 82 vjeç.
Numri i personave të hospitalizuar paraqitet i qëndrueshëm, me 382 pacientë që po marrim shërbim shëndetësor në 4 spitalet Covid, 35 prej të cilëve në terapi intensive dhe 13 të intubuar.
Numri i testimeve pavarësisht rasteve të ulëta ka vijuar të qëndrojë më i lartë se një muaj më parë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2615 testime, të cilët kanë rezultuar me një pozitivitet në masën 22% nga mbi 30% që rezultonte ky raport në javët e shkuara.
Në total numri i rasteve aktive të të infektuarve është 23.512.
Tv Klan