Ulet numri i të infektuarve me Covid
318 të infektuar në 24 orë, 11 persona humbin jetën
Shënon sërish ulje numri i të infektuarve në vend nga koronavirusi në harkon kohor të 24 orëve. Pas 1508 testimeve, 318 persona janë prekur nga virusi Covid-19. Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana, me 134 raste, e ndjekur më pas nga Fieri me 29 raste, Vlora me 23 raste dhe Saranda me 17 të prekur.
Ndërkohë i lartë mbetet numri i atyre që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, pasi 11 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin duke e çuar në total 1164 numrin e vdekjeve, që prej nisjes së pandemisë. Sipas autoriteteve shëndetësore, 3 nga pacientët ishin nga Tirana, 2 nga Durrësi, 2 nga Peqini, 2 nga Fieri, 1 nga Saranda dhe në tjetër nga Elbasani.
Ndërkohë mbetet në të njëjtat nivele numri i të shtruarve në spitale. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërsa 557 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122, që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan