Video/11 kg drogë në fuoristradë drejt Portit të Durrësit, pranga 25 – vjeçarit
Jurgen Marku, 25 – vjeç, banues në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit mbrëmjen e së enjtes, pasi u kap me 11 kilogramë marijuanë.
Burime nga policia sqarojnë se gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin e tij Benz, Fuoristradë, me targa AA 503 OZ, në dysheme poshtë dy sediljeve, 25 – vjeçarit iu gjetën 18 pako të mbështjella me celofon, me rreth 11 kilogramë marijuanë.
Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentative../tvklan.al