11 – vjeçari vjedh autobusin dhe askush se vë re


11 – vjeçari vjedh autobusin dhe askush se vë re

21:10 07/08/2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një 11 – vjeçar vodhi një autobus dhe lëvizi nëpër qytet me të. Madje jo vetëm kaq, por ai mori edhe pasagjerë rrugës.

Siç shkruan “The Independent”, shoferi i vogël gjeti çelësat e autobusit dhe vendosi të ndizte mjetin dhe nisi të bënte xhiro nëpër Ingolstadt, në Bavari.

Megjithatë, aventura e tij mori fund kur disa kalimtarë e panë atë në timon dhe njoftuan policinë.

Kur kjo e fundit e ndaloi 11 – vjeçarin pasagjerët shtangën, ashtu sikurse edhe vetë efektivët e policisë, pasi djali nisi t’i tregonte atyre për pasionin që kishte për autobusët.

Fatmirësisht udhëtimi shkoi shumë mirë dhe nuk pati asnjë të lënduar ndërsa djali iu dorëzua prindërve./tvklan.al






Të ngjashme