11 zyrtarë të kallëzuar në 3 muajt e parë të 2018-ës


11 zyrtarë të kallëzuar në 3 muajt e parë të 2018-ës

19:16 30/05/2018

Për 3 muajt e parë të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të disiplinës financiare me dëm në vlerën 35.4 milionë euro.

Dëmi ekonomik më i madh është shkaktuar në fushat e shitjes dhe qirasë dhe koncesioneve, e pasur nga tatim – taksave dhe pagave e shpërblimeve.

Ndërsa dy fushat me shkeljet më të mëdha janë energjia, për shkak të disa rregulloreve që nuk janë miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe Aviacioni Civil, i cili nuk derdhur fitimet në buxhetin e shtetit.

KLSH ka kallëzuar në prokurori 11 zyrtarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të nivele drejtues të institucioneve dhe krerë e ish – krerë bashkish.

Tv Klan






Të ngjashme