Shtohen ndjeshëm pacientët në spitalet Covid


Shtohen ndjeshëm pacientët në spitalet Covid

16:59 21/08/2020

2 viktima dhe 152 të prekur të rinj në 24 orë

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të pacientëve në 2 spitalet që trajtojnë të sëmurët me koronavirus.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në krahasim me një ditë më parë janë 16 pacientë më shumë të shtruar dhe 5 më shumë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 2 jetë të humbura gjatë kësaj kohe.

“Një 6- vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Nga 864 testime të kryera në ISHP dhe laboratorët jo-publikë janë identifikuar 152 raste pozitive, gjysmën e të cilave i ka kryeqyteti.

“73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rrogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, por në të gjithë vendin ka 3783 raste aktive.

Tv Klan






Të ngjashme