113-vjeçarja që i shpëtoi gripit spanjoll, luftës civile dhe koronavirusit


113-vjeçarja që i shpëtoi gripit spanjoll, luftës civile dhe koronavirusit

10:28 13/05/2020

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të rasteve të pabesueshme nga koronavirusi. Edhe pse dihet që moshat e treta janë më të rrezikuara nga sëmundja, disa histori kanë qenë shpresëdhënëse.

BBC ka raportuar se një 113-vjeçare nga Spanja është rikuperuar së fundmi nga Covid-19. Ajo mendohet se është gruaja më e vjetër në shtetin iberik.

Maria Branyas u diagnostikua me koronavirus pasi vendi u fut në karantinë në Mars. Në izolim, ajo vuajti nga sëmundja vetëm prej disa simptomave të lehta.

Kjo do të thotë se ajo ka mbijetuar nga pandemia e gripit spanjoll në vitet 1918-1919, Lufta Civile spanjolle 1939-39 dhe koronavirusi.

“Tashmë që është mirë ajo do që të flasë, të shpjegojë, të tregojë mendimet”, ka treguar e bija.

Branyas u lind në Mexico më 1907. Familja e saj lëvizi në San Francisco kur ajo ishte dy vjeçe. Gjatë Luftë së Parë Botërore ajo u zhvendos me babain në Girona.

Maria lindi tre fëmijë, një prej të cilëve është 86 vjeç, ka 11 nipër, më i vjetri është 60 dhe 13 stërnipër. Prej dy dekadash ajo ka jetuar në një shtëpi përkujdesjeje./tvklan.al






Të ngjashme