117 vjeçarja nga Librazhd, gjyshja më e vjetër në Shqipëri – (4 Prill 2001)


117 vjeçarja nga Librazhd, gjyshja më e vjetër në Shqipëri – (4 Prill 2001)

16:16 04/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjyshja e shqiptarëve plaka me origjinë nga fshati Setë e Librazhdit, Qerime Bardhi, ka mbushur dje 117 vjet. Lindur në vitin 1884 edhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon të gëzoj shëndet të plotë. Me dokumente të saktë dhe një memorie për ta pasur zili, ajo tregon edhe pemën familjare duke mos harruar askënd. Ka 4 djem dhe 90 nipër e mbesa. Ndërkohë që jetëgjatësinë e saj, Qerimeja e ka ruajtur duke pasur një regjim të rregullt ngrënie e duke mos u sëmurur asnjëherë./tvklan.al






Të ngjashme