12 aksidente në aksin Ballsh-Gjirokastër-Kakvijë – (6 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Si rezultat i motit të lagësht, por edhe pakujdesisë të vetë drejtuesve të mjeteve, mëngjesi i së hënës në aksin rrugor Ballsh-Gjirokastër-Kakvijë, shënoi rreth 12 aksidente. Kështu në 5 raste drejtuesit e mjeteve i ka zënë gjumi në timon dhe kanë dalë së bashku me automjetin jashtë kufijve të rrugës. Fatmirësisht aksidentet e së hënës nuk kanë pasur viktima.
Ndërkaq shefit të ri të komisariatit të Gjirokastrës, Nuredin Bega, qysh në ditën e parë të detyrës i është dashur të prezantohet me klandestinët kurdë. Në një operacion të drejtuar prej vetë zotit Bega u bë i mundur bllokimi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së hënës, të një grupi prej 61 emigrantësh kurd. Bllokimi u krye në afërsi të postës kufitare të Kakavijës. Pas identifikimit dhe procedurave të rastit klandestinët kurd iu dorëzuan palës greke./tvklan.al