12 të infektuar për 24 orë, gabimi që po bëhet në Shkodër


12 të infektuar për 24 orë, gabimi që po bëhet në Shkodër

12:01 03/04/2020

27 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus. Shqetësuese janë shifrat që vijnë nga qyteti i Shkodrës.

12 raste të reja janë identifikuar vetëm në këtë qytet, pothuajse sa gjysma e rasteve totale. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare.

Mes të prekurve është edhe një fëmijë 13-vjeçar.

Pse kaq shumë të infektuar?

Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky numër vjen si pasojë e mos respektimit të distancimit social.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike”, tha ajo.

Rakacolli tha se në terren po vijon hetimi epidemiologjik edhe me një ekip të ISHP-së, ndërsa i bëri sërish thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra.

“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha Rakacolli./tvklan.al






Të ngjashme