12 viktima dhe 637 infektime me Covid
Humb jetën edhe një 29-vjeçar nga koronavirusi
Arrin në 1040 numri i viktimave për shkak të Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 pacientë të moshave 29-82 vjeç.
Por e mërkura ka sjellë ulje të numrit të të shtruarve në spital dhe atyre të infektuar me Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa nga 2657 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 637 persona, afro gjysma e tyre në Tiranë, ku numëron 249 persona pozitiv Covid në një ditë, e ndjekur më pas nga Lezha me 56 raste, Shkodra me 45 raste, Fieri me 35 dhe Vlora me 26 raste pozitiv Covid.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan