12 viktima dhe 557 raste të reja me Covid
Rritet numri i të shtruarve në spital dhe atyre në terapi intensive
Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar dhe atyre në terapi intensive në spitalet Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në 3 spitalet Covid rezultojnë të shtruar 491 pacientë, 32 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Po ashtu edhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2, duke e çuar numrin e viktimave në 810.
Nga 1948 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë, afro gjysma e tyre në Tiranë, ndërkohë që një numër të lartë infektimesh kanë edhe Durrësi, Lezha dhe Vlora.
Që prej fillimit të pandemisë, afro 19 mijë qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, 368 persona rezultojnë të shëruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Në vend janë afro 19 mijë persona pozitiv Covid. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë zbatimin e masave për të shmangur marrjen e të tjera masave kufizues për vendin.
Tv Klan