1277 viktima për 2 muaj në Maqedoninë e Veriut
84% e rasteve fatale kanë qenë të pavaksinuar
Në periudhën nga 6 Gusht deri më 7 Tetor në territorin e vendit 38.019 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga testimet e Covid-19. Prej tyre 24% apo 9.163 kanë qenë tërësisht të vaksinuar.
Sipas statistikës gjatë dy muajve të kaluara 28.856 qytetarë apo 76% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar.
81% e pacientëve të shtruar nëpër spitale janë të pavaksinuar kurse vetëm 19% e pacientëve që për momentin janë të shtruar nëpër Covid-spitalet janë plotësisht të vaksinuar.
Gjatë periudhës dy mujore, sipas MSH-së, janë shënuar 1.277 viktima si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Prej tyre 1.070 pacientë që kanë ndërruar jetë apo 84% nuk kanë qenë të vaksinuar kurse vetëm 207 apo 16% kanë marrë vaksina.
Tv Klan