Shkon në 13 numri i të prekurve në Kosovë


Shkon në 13 numri i të prekurve në Kosovë

08:45 16/03/2020

Qeveria shpall gjendjen e emergjencës

Familja nga Stublla e Vitisë e ka numrin më të madh të infektuarve me koronavirus. Janë shtatë anëtarë të kësaj familje që u infektuan nga 77-vjeçari i cili ditë më parë erdhi nga Italia në Kosovë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive tha se 9 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar të izoluar në shtëpitë e tyre.

Me rritjen e numrit të të infektuarve, qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. Derisa në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është vendosur një tendë për të prekurit eventual.

Në gjithë këtë situatë qytetarët janë ankuar për rritje çmimesh nga bizneset. Kanë qenë mbi 1000 thirrje që kanë lajmëruar inspektorët. Ministrja Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për panik.

Tv Klan






Të ngjashme