13 viktima nga Covid-19 në Kosovë


13 viktima nga Covid-19 në Kosovë

15:26 15/11/2020

Konfirmohen 501 raste të reja

13 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 822 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë.

Instituti i Shëndetit Publik në Prishtinë bëri të ditur se numri më i madh i vitimave u shënua në Prizren, ndërsa më i riu ishte në moshën 42-vjeçare.

Ndërkohë, nga 1361 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 501 raste të tjera infektimesh, gjysma e të cilave vetëm në Prishtinë.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 250 qytetarë të tjerë.

Tv Klan






Të ngjashme