13 viktima në 24 orë nga COVID në Kosovë


13 viktima në 24 orë nga COVID në Kosovë

16:29 10/12/2020

Ulet numri i të prekurve dhe pacientëve në spitale

13 pacientë kanë humbur betejën më Covid19 në 24 orët e fundit në Kosovë duke e dërguar kështu në 1174 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kjo sëmundje. Ndërsa numri i personave të prekur me virusin korona ka një rënie të lehtë ditëve të fundit. Nga 21 komuna sa kanë qenë në zona të kuqe aktualisht janë 16.

Edhe në spitale numri i pacientëve që po trajtohen është ulur nën 1000.

Ministria e shëndetësisë është duke hartuar një plan me masa të qarta për festat e fundvitit duke iu përgjigjur kështu kërkesës së gastronomëve për zgjatjen e orarit të punës dhe shkurtimin e orës policore.

Tv Klan






Të ngjashme