13-vjeçari bie nga ballkoni i katit të nëntë
Një djalë 13-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi u rrëzua nga kati i nëntë i një pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës, në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës.
Sipas policisë fëmija, që ka humbur jetën, është me kombësi egjiptiane, ndërsa mësohet se jetonte prej vitesh së bashku me familjen e tij në këtë zonë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht. Dyshohet se 13-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon, megjithatë policia vazhdon ende hetimet.
/tvklan.al