13-vjeçarja bëhet nënë, babai i vajzës është…
Një nxënëse është bërë nënë për herë të parë në moshën 13-vjeçare. Rasti është shënuar në Rusi.
Vajza e identifikuar si Darya Sudnishnikova, e cila ka më shumë se 350 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ka sjellë në jetë një vajzë. Ajo lindi në një spital në Siberi, ndërsa mjekët i kanë rekomanduar që të pushojë pas kësaj lindje në moshë të hershme.
13-vjeçarja kishte thënë më herët se babai i vajzës është i dashuri i saj i identifikuar si Ivan. Por më pas ajo pranoi se ishte përdhunuar nga Ivan, i cili ishte 10 vjeç kur ndodhi akti. Policia ruse është duke hetuar këtë rast dhe do të marrë një mostër ADN nga vajza e porsalindur.
Ivani, sot 11 vjeç, nuk është lejuar që të shkojë në spital gjatë lindjes së vajzës për shkak të hetimeve.
“Ai nuk jeton me mua. Kur të mbushë 16 vjeç do të pranojë atësinë e vajzës, por deri atëherë çdo gjë varet nga mënyra si do të shkojnë gjërat mes nesh”, ka shkruar 13-vjeçarja Darya në rrjetet sociale. /tvklan.al