Mbahet peng dhe përdhunohet e mitura në Pogradec
14-vjeçarja tregon torturat nga babait i shoqes
Për një muaj rresht, një 14-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit dyshohet se është mbajtur me forcë, dhunuar dhe përdhunuar nga një 46-vjeçar. Blerim Bizgjoni e ka marrë vajzën më 30 Korrik, ditën e Bajramit, me pretendimin se do e mbronte për shkak se prindërit e të miturës vuajnë nga probleme mendore.
Ai e ka mbajtur gjithë natën vajzën në ballkonin e shtëpisë së tij të lidhur, duke e kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni. E mitura ka rrëfyer në polici se Bizgjoni e detyronte të qëndronte në banesën e tij nën kërcënimin se do t’i vriste babain dhe se kishte shokë në polici. 14-vjeçarja ka mundur të dalë nga banesa vetëm 2 ditë më parë, kur edhe ka shkuar menjëherë të bëjë denoncimin.
Në dëshminë e saj vajza ka treguar se përdhunimet e vazhdueshme kanë ndodhur në dhomën bashkëshortore të 46-vjeçarit, i cili i kërkonte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe t’i shkonte në dhomë. Autori, i cili është i martuar dhe ka një vajzë shoqe me 14-vjeçaren, është arrestuar dhe ka pranuar veprën penale.
Ndonëse jetonin në të njëjtën banesë, bashkëshortja e autorit nuk ka mundur të dëshmojë në polici për shkak të një aksidenti, nga i cili ka mbetur invalide dhe nuk mundet të flasë.
Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka rrëfyer se ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjanit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë.
Një banor i Verdovës thotë se për autorin ka patur edhe më herët denoncime.
“Denoncime ka patur. Mostër është, duhet të mos jetë fare në fshat”.
Burime konfidenciale pohuan se 46-vjeçari dyshohet se pas përdhunimit do ta trafikonte 14-vjeçaren.
Tv Klan