130 kg kanabis bllokohen në Portin e Durrësit, destinacion Italia


130 kg kanabis bllokohen në Portin e Durrësit, destinacion Italia

15:30 24/09/2016

Droga shqiptare duhet të kalojë drejt Italisë, me patjetër! Trafikantët shqiptarë duket se nuk dorrëzohen për të dërguar kanabisin në Itali.

Kështu policia e Durrësit në bashkëpunim me punonjësit e doganave kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Portin e këtij qyteti.

Plot 130 kg kanabis u gjetën në një automjet të drejtuar nga Edmond Xhaja, 48 vjeç, i është arrestuar.

Policia thotë se ai drejtonte automjetin tip “Benz”, kamionçinë, me targa AA 143 NC. Në brendësi të ngarkesës me konfeksione u gjetën 100 pako me rreth 130 kg kanabis.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 50-vjeçarin A.X.  Nga hetimet e kryera dyshohet se ai  është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike./tvklan.al






Të ngjashme